Botime
LAJME NE E-MAILIN TUAJ

    ADRESA E-MAIL :



     Misioni i Ministrisė sė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave

Zhvillimi i Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave dhe masave mbështetëse me qëllim të mbrojtjes së pyjeve nga dëmtimet e mëtejshme si dhe rehabilitimin e sipërfaqeve të dëmtuara dhe të degraduara, është njër objektiv i ministrisë.
Ministria ka për mision gjithashtu hartimin e politikave për administrimin e qëndrueshmeve të burimeve ujore dhe rezervave peshkore, duke synuar ruajtjen dhe konsolidimin e mëtejshëm të këtyre rezervave.
Përafrimi  i legjislacionit të fushës së mjedisit dhe të standarteve mjedisore në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian përbën një objektiv të rëndësishëm në kuadër të proçesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe NATO.
Politikat e ministrisë janë të orientuara drejt zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit dhe burimeve natyrore si pyjet, ujërat, peshkimi duke synuar në rritjen e nivelit ekonomik dhe të cilësisë së jetës së brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë.    



« Kthehu Pas Printo
KERKO:






Programimi dhe Design : ShqiperiaCom