AIC Tirana
Qendra e Aarhus-it Tiranë : (e ngritur pranë MMPAU nën sektorin e Informimit të publikut dhe Tekonologjisë së Informacionit): mundëson sigurimin e informacioneve të përgjithshme mbi mjedisin dhe specifike në bazë të kërkesave të publikut. Një person që punon për Qendrën e Aarhusit është i punësuar dhe paguhet nga MMPAU .Qendra e Aarhus-it është përdorur nga ana e MMPAU si shtesë e funksioneve të përmendura më lart, si një institucion për të promovuar Konventën e Aarhus-it, e përfshirë në mbështetjen e ministrive të tjera të linjës për zbatimin, OJF-ve, biznesit dhe aktorëve, koordinon me to aktivitetet e zbatimit. Statusi i Qendrës Aarhus dhe kushtet e tij të referencës janë diskutuar së fundmi, pas ngritjes së një Bordi të ri Këshillues, për Zbatimin e Konventës së Aarhus-it (një Bord tjetër Këshillues), që pasqyron përbërjen e përmendur, të anëtarëve të saj. Bordi përbëhet nga 14 anëtarë: 7 anëtarë nga autoritetet publike (përfaqësues të MMPAU (3), METE(1), MPPT (1), MSH (1), MI (1) dhe 7 anëtarë nga shoqëria civile , që janë aktivë në çështjet e mjedisit duke përfhsirë këtu një përfaqësues nga biznesi, nga Dhoma e Tregëtisë.Qendra Aarhus, vepron si Sekretariat i Bordit Këshillues (Bordi tjeter Këshillues), për Zbatimin e Konventës së Aarhusit në Shqipëri.
Bordi Këshillues i Aarhusit është krijuar në vijim të Nenit 102, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës ssë Shqipërisë. Neni 68 i Ligjit Nr. 8934, datë 05.09.2002 “për Mbrojtjen e Mjedisit”, është amenduar dhe miratuar nga Ministri i Mjedisit Pyejeve dhe Administrimit të Ujërave me qëllimin për të mbështetur MMPAU në aktivitetet e saj, për zbatimin e Konventës së Aarhusit dhe konventave të tjera që lidhen me të. Ai shërben si një organ këshillues, mbështetës dhe inkurajues, për vendimmarrjet dhe informimin e publikut dhe shoqërisë civile, në lidhje me fuqizimin e pjesëmarrjes publike në vendimmarrje, mjedisin dhe manaxhimin e mjedisit, respektimin e të drejtave të publikut për informacion dhe sigurimin e të drejtave të publikut për t’ju drejtuar gjykatës për çështjet mjedisore.
Ndër të tjera u propozua, nga anëtarët e Bordit që Qendra duhet të jetë gjithashtu përgjegjëse, për monitorimin e zbatimit të Konventës dhe të jetë më e përfshirë në promovimin e çështjeve strategjike apo identifikimin dhe të ndihmojë zgjidhjen e problemeve që lidhen me zbatimin e Konventës së Aarhusit, veçanërisht kur pjesëmarrja e publikut apo konsultimi nuk bëhet si duhet apo lihet pas dore.
Një nga aktivitetet kryesore të kësaj Qëndre është mbledhja dhe përgatitja e informacionit mjedisor në forma lehtësisht të kuptueshme për publikun që vjen për të informuar për çështje mjedisore. Numri i personave që vjen pranë qëndrës për të kërkuar informacion mjedisor është përafërshisht 7 persona në dite.
Kjo Qëndër është facialiciatore e debateve publike që ndërrmerren për draft ligjet dhe strategjitë qëhartohen me iniciativën e MMPAU-së. Vetëm gjate 2010 janë organizuar mbi 13 debate pubblike me publikun e interesuar për legjislacionin mjedisor ku funksioni i kësaj Qëndre ka qënë lehtësimi i pjesëmarrjes së grupeve të interesit si dhe mbledhjes së komenteve në lidhje me dokumentet e politikave dhe draft ligjet, duke promovuar dialogun mes OJF-ve, aktorëve të tjerë të interesit dhe MMPAU-së.
Kontakti
| Drejtuesi i Zyrës: | |
| Adresa e Zyrës: | Rr. Durresit nr. 27 Tiranë |
| Telefon/Fax: | 04 270 630 / 04 270 627 |
| Website: | www.moe.gov.al |
Bordi Këshillues Aarhus Tiranë
Back






