| Konventat ne të cilat Shqipëria është anëtare |
Fusha që mbulon |
Data e ratifikimit/ nënshkrimit |
| “Për Ruajtjen e Tonit të Kuq të Atlantikut” (ICCAT) |
Mbrojtja e peshkut të tonit të kuq nga mbigjuajtja. |
29.10.2007 |
| “Për Ndotjen Ndërkufitare të Ajrit në Distancë të Madhe” |
Masat që duhen marrë ndaj rrezikut të ndotjes së ajrit në distanca të mëdha. |
06.10.2005 |
| ”Për Ndotësit Organik të Qendrueshem” (Konventa e Stokholmit) |
Ruajtja e cilësive të mjedisit dhe e përbërësve të tij, nëpërmjet masave për eleminimin e ndotësve organik të qëndrueshëm. |
29.07.2004 |
| “Për Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara të Flores dhe Faunës së Egër” (Konventa e CITES) |
Mbrojtja e biodiversitetit nëpërmjet rregullave rigoroze e ndalimeve për importet, eksportet e tranzitimet e individëve të llojeve të rrezikuara të flores e të faunës së egër. |
25.9.2003 |
| “Per Mbrojtjen e Detit Mesdhe nga Ndotja” (Konventa e Barcelonës) |
Mbrojtja e Detit Mesdhe përmes vlerësimit dhe kontrollit të ndotjes së tij, si edhe gjetja e alternativave të zhvillimit mbi bazën e mirëadministrimit të burimeve natyrore. |
16.11.2000 |
| “Për Ruajtjen e Llojeve Shtegëtare të Botës së Egër” (Konventa e Bonit) |
Mbrojtja e Llojeve Shtegëtare të faunës së egër të Biodiversitetit. |
16.11.2000 |
| “Për të drejtën e publikut për Informacion, për pjesëmarrje në vendimarrje dhe për t’iu drejtuar Gjykatës, për çështje që lidhen me mjedisin” (Konventa e Aarhusit) |
Garantimi i të drejtave të publikut për mjedisin, të rritet prania dhe roli i tij në mbrojtjen e mjedisit. |
26.10.2000 |
| “Për Luftën Kundër Shkretëtirëzimit” (Konventa e Parisit) |
Mbrojtja e natyrës, veçanërisht e fondit të tokës, e vlerave dhe cilësive të saj nga dukuritë dhe shfaqjet e shkretëtirizimit. |
22.12.1999 |
| “Për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit” |
Kontrolli i përdorimit të substancave që hollojnë Shtresën e Ozonit. |
10.03.1999 |
| “Për Ruajtjen e Florës dhe Faunës së Egër dhe Habitateve Natyrore Evropiane” (Konventa e Bernës) |
Mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit në Europë. |
02.03.1998 |
| “Për Kontrollin e Lëvizjeve Ndërkufitare të Mbetjeve të Rrezikshme dhe Asgjesimin e tyre” (Konventa e Bazelit) |
Rregullimi i lëvizjes ndërkufitare dhe asgjesimit të mbetjeve të rrezikshme dhe mbeturinave, kontrollit të trafikut ilegal, asgjesimit të mbetjeve të rrezikshme dhe mbeturinave sa më afër burimit të krijimit dhe minimizimit të prodhimit të tyre, ndalimit të transportit për në vendet me mungesa të kuadrit të nevojshëm ligjor, të masave administrative dhe teknike për t’i asgjesuar ato. |
13.05.1997 |
| “Për Larmine Biologjike” (Konventa e Rios) |
Tërësia e masave për mbrojtjen e llojeve të faunës e florës. |
10.11.1996 |
| “Konventa e Ligatinave të Rëndësisë Ndërkombëtare Veçanërisht si Habitat i Shpendëve të Ujit” (Konventa e Ramsarit) |
Mbrojtja e Natyrës dhe Biodiversitetit, sidomos e ligatinave që popullohen nga shpendët migratore. |
29.03.1996 |
| “Për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Nderkufitare dhe Liqeneve Nderkombetare” (Konventa e Helsinkit) |
Mbrojtja e cilësisë së ujërave ndërkufitare dhe reduktimi i ndotjes së tyre |
05.01.1994 |
| “Për efektet ndërkufitare të aksidenteve industriale” (Konventa e Helsinkit) |
Parandalimin e aksidenteve industriale dhe gadishmërine për të vepruar ndaj ndikimeve që ato mund të kenë në kontekstin ndërkufitar. Ndër këto aksidente përfshihen edhe aksidentet e shkaktuara nga fatkeqësite natyrore. |
05.01.1994 |
| “Për Ndryshimet Klimatike” |
Problemet që lidhen me gazet me efekt serë (GES) dhe ka objektiv të saj stabilizimin e GES në një nivel të tillë që do të pengojë ndikimin e rrezikshëm të aktiviteteve të njeriut me sistemin e klimës. |
1994 |
| “Për Vleresimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekst Ndërkufitar” (Konventa e ESPOO-s) |
Realizimin e proçesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis të projekteve e veprimtarive që besohet se gjate ndërtimit dhe operimit do të kenë ndikime negative të rendesishme mbi mjedisin. |
4.10.1991 |