Legislation
Konventa e Aarhusit është ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me Ligjin Nr. 8672,datë 26.10.2000 “Mbi Aderimin e Shqipërisë në Konventëne Aarhusit”
Në mbështetje të këtij ligji Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave iu caktua roli i liderit në koordinimin e proçesit të implementimit të kësaj konvente në Shqipëri.
Si dokument juridik ndërkombëtar, Konventa përfaqëson një tërësi të drejtash, detyrimesh, rregullash e procedurash të detyrueshme për zbatim për shtetet që e nënshkruajnë dhe e ratifikojnë. Kërkesat e Konventës, të drejtat dhe detyrimet që ajo përmban, janë orientuar në momente kyç të marrëdhënieve mjedisore dhe grupohen në tri drejtime themelore të tyre që jo pa qëllim janë quajtur edhe tri shtyllat e Konventës:
- E drejta e publikut për të kërkuar informacion mjedisor;
- E drejta e publikut për të marrë pjesë në vendimmarrjet publike për çështje të mjedisit;
- E drejta e publikut për t’u ankuar në gjykatë për çështje të mjedisit.
Secila prej të drejtave që Konventa i njeh publikut, nënkupton njëherësh edhe një sasi detyrimesh për shtetin dhe organet e tij. Shqipëri ka ndërrmarrë një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore per krijimin e mundesive te implementimit të saj ne Republikën e Shqipërisë .
Këto akte ligjore dhe nënligjore janë si më poshtë:
- Ligji nr. 8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”
- Ligji nr. 10440, datë 7.7. 2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”
- Ligji nr. 8053, datë 30.06. 1999 “Për të drejtën për t’u informuar për dokumentat zyrtare”
- Ligji nr. 8756, datë 26.03.2001 “Për emergjencat civile”
- Ligji nr. 8454, datë 4.2.1999 “Për avokatin e popullit”, plotësuar me ligjin nr.8600 datë 10.04.2000, ndryshuar me ligjin nr.9398, datë 12.05.2005
- Kodi i procedures civile i Republikës së Shqipërisë






