Strategies
Strategjia dhe Plani Kombetar i Veprimit per Zbatimin e Konventes se Aarhusit në Shqipëri është dokumenti bazë që parashtron politikën shtetërore për rritjen e rolit aktiv të shoqërisë civile, të publikut, të OJF-ve, të organizatave të biznesit e të individit në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Qëllimi themelor i hartimit, i miratimit dhe i zbatimit të këtij dokumenti është plotësimi i detyrimeve kushtetuese ndaj shtetasve që ata të jenë të informuar për gjendjen e mjedisit dhe që mjedisi të mbrohet e të administrohet sipas kërkesave të parimit të zhvillimit.
Back





