Central Government
Share
Ministritë
|
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave ) Zyra e AMP, pranë MMPAU, mbledh, publikon dhe përditëson të dhëna mbi gjendjen e mjedisit, raportin mbi gjendjen e mjedisit, bazuar në monitorimin mjedisor, duke përfshirë monitorimin e cilësisë mjedisore, ndotjen dhe dëmet, biodiversitetin, fenomenet natyrore dhe shkarkimet. |
Adresa: Rruga e Durrësit, nr 27, Tiranë Tel: +355 4 2224537 E-mail: info@moe.gov.al web: www.moe.gov.al |
| Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës
METE prodhon dhe zotëron të dhëna dhe informacion për sektorin minerar, minerat dhe lejet minerare, zonat industriale, parqet energjetike, inspektimet minerare, hidorcentralet dhe projektet e energjisë së eres, etj. |
Adresa: BLVD Dëshmoret e Kombit, Tiranë Tel: +355 4 2222782 Web: www.mete.gov.al
|
| Ministria e Punëve Publike dhe Transportit
MPPTT prodhon dhe zotëron të dhëna mbi ujërat e ndotura, mbetjet urbane, projektet në infrastrukturën mjedisore dhe të dhëna për transportin ajror dhe ndikimet në mjedis. |
Adresa: Sheshi Skënderbej Nr. 5, Tiranë Tel: +355 42 380 833; E-mail: jeta.rustemi@mpptt.gov.al Web: www.mpptt.gov.al |
| Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit MBUMK zotëron të dhëna mbi sektorin bujqësor dhe statistika për përdorimin e pesticideve me pasoja në mjedis, mbrojtjen e tokës nepermjet IMT, dhe për farërat dhe politikat për OMGJ. |
Adresa: Sheshi Skënderbej, nr.2, Tiranë E-mail: info@mbumk.gov.al |
| Ministria e Shëndetësisë
MSH zotëron të dhëna mbi cilësinë e ajrit në qendrat urbane dhe ndikimet e tyre në shëndetin public, nivelet e zhurmave në zonat urbane dhe efektet e tyre tek shëndeti publik, cilësinë e ujërave të pijshëm dhe ujërave të plazheve, dhe legjislacionin për mbrojtjen dhe standartet që garantojnë shendetin publik. |
Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” Nr 1.Tiranë Tel: +355 42 36 49 08 . Email: rzegali@moh.gov.al Web: www.moh.gov.al
|
Agjencitë e specializuara të Qeverisjes Qendrore në nivel lokal
Qeverisja Qendrore, kryesisht Ministritë, për të përmbushur funksionet e tyre në nivel rajonal dhe lokal, mbështeten nga agjensi të specializuara sipas kompetencave që u jep ligji. Këto agjensi, apo struktura të vartesise që mund të emërtohen edhe drejtori rajonale, apo në rrethe, në kuadër të aktivitetit të tyre, prodhojnë dhe posedojne informacion mjedisor. Ndër strukturat e vartësise së qeverisjes qendrore që zotërojnë kompetenca dhe funksione mjedisore, më të rëndesishmet janë:
- Agjensitë Rajonale të Mjedisit
- Agjensitë e Basenit Ujëmbledhës
- Drejtoritë e Shërbimit Pyjor në Rrethe
- Drejtoritë Rajonale të Shëndetit Publik





