Get environmental information
Share
Si dhe ku mund te merret informacioni mjedisor
- Përmes konktakteve elektronike (e-maile) dhe komunikimit me telefon ne qendrat e Aarhusit
- Përmes komunikit verbal me stafin, në ambjentet dhe zyrat e Qëndrave Aarhus
- Përmes një kërkese me shkrim
- Përmes faqeve elektronike ku publikohen të dhënat e institucioneve
Ku tjetër gjendet informacion dhe të dhëna për mjedisin
Në Shqipëri tashmë egziston një rrjet institucional, i cili brenda fushes së kompetencës, dhe sipas funksioneve, prodhon të dhëna dhe informacion mjedisor. Ky rrjet institucional, i cili është nën nje proçes të vazhdueshëm konsolidimi, përfshin jo vetem organet shtetërore që ngarkohen drejtpërdrejtë me ligjin për mbrojtjen e mjedisit, siç janë MMPAU, por edhe organe të tjera si Ministritë e linjës, Bashkitë e Komunat, institucionet kërkimore e shkencore. Subjektet juridike private si operatorë industrial, apo edhe OJF që zbatojnë projekte, të cilët prodhojnë të dhëna dhe informacion të rëndësishëm mjedisor, i cili duhet të vihet në disponim të publikut në masën që e kërkon ligji.
Kërkesa Tip për marrjen e informacionit mjedisor
Bazuar në Kushtetutën e Republikës, Konventën e Aahrusit dhe legjislacionit në fuqi, çdo institucion, apo qytetar, mund të kërkojë marrjen e informacionit përmes Kërkesës Tip, dokument i cili i dërgohet Ministrisë Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Dokumenti mund të shkarkohet nga linku më poshtë:
Back




