Tryezë e Rrumbullakët me Aktorë Lokale Vendim-marrës ne Gjirokaster
Share
Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë në bashkëpuninim me OSBE-ne, dhe në kuadër të një marrëveshje me financimin e kompanisë private Starcraft, organizoi në datën 14 nëntor një Tryezë të rrumbullakët për të diskutuar për problemin e menaxhimit të mbetjeve urbane në qytetin e Gjirokastrës.
Në këto takime morën pjesë përfaqësues të Bashkive Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, përfaqësues të Agjensisë Rajonale të Mjedisit Gjirokastër dhe përfaqësues të Prefekturës si dhe përfaqësues nga nga OJF-të Lokale e Ambientalistë dhe dashamirës të mjedisit.
Në fokus të takimeve ishte diskutimi i planit kombëtar për menaxhimin e mbejteve urbane dhe roli i pushtetit lokal në këtë kontekst si dhe gjetja e rrugëve efikase për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së mbetjeve urbane ne këto qarqe.
Gjithashtu u konsideruar me shumë rëndësi roli i madh që luan sensibilizimi dhe ndërgjegjësimimi publik i Insitucioneve Vendim – marrëse për koordinimin dhe bashkëpunimin me njeri-tjetrin dhe me autoritetet qëndrore për ndërtimin e një landfilli të mirëfilltë për mbetjet urbane
Istitucionet Lokale të zgjedhura nga qytetarët për të përmirësuar shërbimet që i ofrohen komunitetit duhet te gjejne kompromisin e nevojshme per t’i dhene zgjidhje definitive çështjes se Mbetjeve Urbane sepse në shumicën e rasteve në qytetet tona vazhdon djegia e pandërprerë e mbeturinave që shkakton shumë sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes si dhe sëmundje të tjera kancerogjene.
Në këtë takim nga palët pjesëmarrëse u ra dakort që të rritet bahshkëpunimi midis institucioneve lokale për përshpejtimin e gjetjes së një vendi të përshtatshëm dhe fillimin e negociatave me pushtetin qendror për t’i dhënë priorietet ndërtimit të landfillit.
Në këtë mënyrë do t’i jepet zgjidhje përfundimtare menaxhimit të mbetjeve urbane.
Gjithashtu u theksua rëndësia e madhe e bashkëpunimit midis aktorëve lokal dhe shoqërisë civile nëpërmjet tryezave të rrumbullakëta periodike me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik të qytetarëve për mirëmbajtjen e mjedisit.
Takimi u ndoq nga 2 media lokale dhe nga 3 media kombëtare.
Back




